Aksident tragjik në Laç, një i vdekur, katër të plagosur rëndë

AKTUALITET


Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Mamurras-Laç, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë dalë nga rruga.

Për pasojë, një person ka humbur jetën nga plagët e marra, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.



Skip to toolbar