“Ishim Koreja e Veriut e Europës/ Rama në Seul: Shqipëria sot në rrugën drejt BE.

Më të fundit


Gjatë qëndrimin në Korenë e Jugut, kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën Aziatike të Lidershipit.

“Korea është provë se historia ka rëndësi, por e vetme, historia nuk e vendos dot fatin. I njëjti popull, e njëjta kulturë, por ndarë nga sisteme të ndryshme. Shqipëria ishte Koreja e Veriut e Europës, por tani ajo po ecën në një tjetër rrugë. Një rrugë drejt BE, ne në rrugëtimin tonë po tregojmë se institucionet demokratike mund të ndërtohen. Kjo është një prej arsyeve pse jam sot në Seul.

Ndërkohë që mbylleshim pas mureve tona dhe bënim luftëra imagjinare në këtë kontinent, diçka tjetër po ndodhte. Japonia po ndërtonte veten, Singapori vërtetoi se një qytet pa pasuri natyrore mund të shkëlqente, secili shkruante kapitullin e vet. Shqipëria i ndau rrugët me Kinën Shqipëria mbeti besnike doktrinës, Kina zgjodhi pragmatizmin.

Këto vende, pavarësisht dallimeve, gjetën rrugën të ndërtonin diçka së bashku. Pragmatizmi sfidon ideologjinë. Ka thënie koreane, pas shiut, dheu forcohet. Ka pak vende në botë që e mishërojnë këtë, sesa Korea. Përmes kësaj miqësie, edhe vendet që ndajnë kontinente mund të hasen me sfida çuditërisht të ardhme.

Me kalimin e viteve, kam mësuar se lidershipi ka më pak të bëjë me sigurinë, siç thuhet shpesh, ka të bëjë me të ecurit para, duke gjetur sërish e sërish kurajon për të vepruar, theksoi ai.



Skip to toolbar