Deportohet aktivisti shqiptar/ Me pranga nga Izraeli, Baki Goxhaj vjen në Tiranë

AKTUALITET


Është ekstraduar drejt Shqipërisë aktivisti Baki Goxhaj, i cili u ndalua në Izrael gjatë udhëtimit të tij për në gaza.

Paraditen e së premtes ai zbriti në Rinas ku pas një deklarate nga oficerët e antiterrorit u rikthye në shtëpinë e tij.

Sipas burimeve nga antiterrori, ata që u angazhuan për kthimin e tij në Shqipëri kanë bashkëpunuar fillimisht me konsullatën turke, që I mori një ditë më parë e më pas edhe me atë të Kosovës.

Ndërkohë në deklaratën e tij, Goxhaj është shprehur se ka kaluar ditë të vështira teksa u ndalua nga ushtarët izraelit, ata na dhunuan e keqtrajtuan të gjithëve ka thënë ai.

Baki Goxhaj, u ndalua më 19 maj nga forcat izraelite bashkë me aktivistë të tjerë nga vende të ndryshme, teksa po dërgonin ndihma në Gaza përmes flotës së anijeve ‘Sumud’.

Pas rreth 2 orësh në komisariatin e Rinasit ku dha deklaratën në lidhje me ngjarjen, Goxhaj u prit nga familjarët e tij.



Skip to toolbar