Shtatë persona janë arrestuar në Laç në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri 2”.
Nga hetimet dyshohet se shtetasit, Ermir Stojani, Fatjon Fufi, Xhulio Marku, Bruno Dungaj, Elson Piscaku, Fatjon Piscaku siguronin kanabis, të cilën e ndanin në doza dhe e shitnin në zona të ndryshme në qytetin e Laçit, në disa raste edhe afër shkollave.
Gjithashtu, gjatë operacionit, u zbulua 1 lokal ku organizoheshin lojëra fati, me kompjuterë, në kundërshtim me ligjin.
Për këtë rast, u arrestua pronari i lokalit, Kol Stojan, babai i 2 prej shtetasve të arrestuar, i cili nuk e kishte regjistruar subjektin dhe punonjësit, në organet kompetente.
