Gjykata e Posaçme ka kthyer për plotësim hetimi çështjen e Jonaid Myzyrit dhe të pandehurve të tjerë për 1 episod.
SPAK kishte kërkuar pushimin e çështjes për një rast, ky të dyshuarit akuzohen për “shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike e kryer në bashkëpunim”.
Shkalla e parë e ka rrëzuar kërkesën e SPAK duke kërkuar që të kryej një akt-ekspertimi teknike për 45 ditë dhe më pas mund të shkoj sërish në gjykatë.
Ndërkohë vijojnë hetimet për raste të tjera ku ish-kreu i prokurorimeve dyshohet se ka kryer shkelje të ligjit.
Kujtojmës se Myzyri u mor i pandehur në qershor të vitit 2025 për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me procedurë prokurori për mirëmbajtjen e aksit rrugor rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit.
Sipas SPAK, Komisioni i Prokurimeve në mënyrë të paligjshme ka favorizuar bashkimin e dy operatorëve ekonomike ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuar.
Për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera janë marrë të pandehur edhe disa zyrtarë të tjerë, ndërsa për falsifikim të dokumenteve tre persona.
