Shpërthimi në Tiranë, biznesi në pronësi të babait të Aldo dhe Ali Likës, në kërkim për atentatin ndaj Kejdi Spajës

AKTUALITET


Detaje të reja janë mësuar nga shpërthimi me tritol në Tiranë.

Sipas burimeve biznesi është në pronësi të Lulzim Likës, babait të Aldo dhe Ali Likës, të shpallur në kërkim për atentatin e një jave më parë ndaj Kejdi Spajës, ku mbeti i plagosur polici Anxhelo Kumaraku.

Ndërsa, ngjitur me marketin ndodhet edhe një lokal i cili është në pronësi të vëllait tjetër të Likëve.
“Rreth orës 04:15, në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në pjesën e jashtme të një marketi, dyshohet se te motori i kondicionerit, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rasti”, njoftoi sot policia.



Skip to toolbar