Ilir Beqaj mbetet në qeli/ GJKKO i rrëzon kërkesën për zëvendësim të masës, me garanci pasurore

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Ilir Beqaj për zevëndësim të masës së sigurisë “arrest në burg” në kënbim të garancisë pasurore në vlerë 20 milionë lekë.

Beqaj përdori si argument edhe vendimin e Kolegjeve te Bashkuara të Gjykatës së Lartë për ndryshimin e praktikës unifikuese për paraburgimin. Vendimi i marrë nga gjyqtarët e Kolegjeve të Bashkuara parashikon se masa e arrestit në burg duhet të merret vetëm pasi të jenë shqyrtuar masat e tjera alternative.

Ish-ministri Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik 2024 lidhur me dosjen e abuzimeve me fondet e Bashkimit Evropian në SASPAC.

Dosja Saspac prej gati një viti ndodhet në fazë paraprake, teksa në paraburgim për këtë çështje ndodhen ish drejtori i agjencisë Saspac Ilir Beqaj si dhe bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtualaj. Ish-kreu i menaxhimit të fondeve të BE njëherësh ish-ministër i Shëndetësisë, Ilir Beqaj akuzohet për 5 vepra penale mes të cilave korrupsion pasiv, shkelje e barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh, mashtrim, mashtrim në bashkëpunim dhe mosdeklarim pasurie.

Dosja e SASPAC ndodhet ende në seancë paraprake dhe nuk është vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë për kalimin në gjykim të çështjes ndërsa avokatët kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.



Skip to toolbar