“Mik i çmuar”, Rama reagon pas takimit me ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias

Më të fundit


Për rreth dy orë kryeministri Edi Rama priti sot në zyrën e tij në kryeministrin ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias.

Menjëherë pas takimit Rama publikoi një foto në rrjete sociale, ku e konsideron Dendias një mik të cmuar dhe dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë.

“Me Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, një mik i çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë”-shkruan Rama ku nuk lë pa shënuar edhe një mesazh në gjuhën greke, për ministrin Dendias.

‘Faleminderit shumë, i dashur Nikos. Udhëtim të mbarë dhe të këndshëm për në shtëpi”- thuhet në mesazhin e shkruar nga Rama në gjuhën greke.



Skip to toolbar