Trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis De La Fuente zbuloi listën e 26 futbollistët që do të ketë në dispozicion për finalet e “Botërorit 2026”. Në të njëjtën kohë, tekniku I “La Roja” bëri realitet ëndrrën më të keqe të Real Madrid.
Për herë të parë në historinë e Spanjës, asnjë futbollist madrilen nuk është përfshirë në kombëtare për finalet e një Kupe Bote.
Në 16 pjesmarrjet e mëparshme të “Furive të Kuqe”, ka patur gjithmonë përfaqësues të Real, ashtu si në 1950 kur ishte vetëm një “merengues”.
Por këtë herë, De La Fuente duket se i ka dhënë goditjen fatale madrilenëve, që ende nuk e kishin marrë veten nga një sezon i dështuar.
Sa I përket listës së kampionëve në fuqi të Europës, ajo dominohet nga futbollistët e Barcelonës.
Tetë lojtarë të kampionëve spanjollë, portieri Johan Garcia, mbrojtësit Cubarsi e Eric Garcia, mesfushorët Pedri, Gavi e Dani Olmo si dhe sulmuesit Lamine Yamal e Ferran Torres kanë marrë ftesë për finalet e Kupës së Botës.
Nuk mungojnë edhe surprizat, siç i kanë cilësuar mediat iberike, si sulmuesi i Celta Vigo, Borja Iglesias, ai i Osasuna, Victor Munoz, apo mbrojtësi I Leverkusen, Alex Grimaldo.
Me këtë skuadër, kombëtarja e Spanjës do të prezantohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë si një prej favoriteve të mëdha, ndërsa kërkon të fitojë Kupën e Botës për herë të dytë që pas triumfit të vitit 2010.
Kampionët në fuqi të Europës do të luajnë në Grupin H të “Botërorit 2026” kundër Kepit të Gjelbërt, Uruguajit dhe Arabisë Saudite.
