Me prova dhe fakte, Ervin Salianji çmonton referendumin e Berishës.
“Ditën e shtunë nuk kanë votuar as 5 mijë anëtarë demokratë” tha Salianji.
Salianji disponon pamje filmike që tregojnë së pjesëmarrja të shtunën në PD nuk ka qenë 80%, por as 10%.
“Video e parë që po ju tregoj është nga dega Durrës. E dinin që po filmoheshin dhe prap manipuluan. Kemi shifrat nga Durrësi, Korça dhe dëgët e mëdha. Në degët e vogla kanë bërë manipulim edhe më të madh, sepse aty ka pak anëtarë dhe kanë nxjerrë shumë votues”, tha ai.
I bindur tani, se vetëperjashtimi i tij lidhet me frikën e doktorit nga numrat e votat. Salianji tha se i ofroi Berishës heqjen e nenit Basha, në këmbim të kandidimit ballë për ballë, por refuzoi.
“Sali Berisha në garë me kandidat do të humbiste. Kjo ishte frika e tij. 80% e demokratëve i ka kundër. Ndaj dhe me përjashtoi dhe skualifikoi çdo kandidat të mundshëm. Për të kryer këtë farsë, ndryshe ai do të humbiste. U thashë, hajde e heqim këtë nenin Basha që nuk të lejon kandidimin, dhe bëjmë garë të barabartë mes kandidatësh. Nuk pranuan” shtoi ai.
Ndonëse tani Berisha u rikonfirmua, Salianji nuk ka ndërmend ta padisë në gjykatë, e as të hapë parti të re, por do i tregojë forcën në shesh.
“Kjo është e thjeshtë. Por unë s’dua ti hap PD një tjetër proces gjyqësor. Unë do të përballem politikisht. Të premten do të mbledh demokratët në Tiranë, jo më në sallë, por në shesh sepse ska më sallë që mban demokratët”
