Një operacion i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane ka çuar në ekzekutimin e 10 masave të sigurisë dhe sekuestrimin e rreth 1 milion eurove.
Kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se aksioni është rezultat i një pune të gjatë hetimore dhe bashkëpunimi ndërkombëtar me autoritetet italiane.
“Ajo që theksoj është ky rezultat dhe kjo skuadër nuk vjen si pasojë e një terreni bosh por është vazhdim i një historiku të disa skuadrave me rezultate konkrete hetimore. Theksoj operacionet e mëparshme ku janë dënuar rreth 170 persona dhe për mbi 100 prej tyre janë dhënë dënime të konsiderueshme”, tha kreu i SPAK Klodian Braho.
