Shqipëria ka forcuar pozicionin e saj si destinacioni kryesor kulturor i Evropës Juglindore.
Vendi ynë ka fituar çmimin botëror të udhëtimit nga World Travel Awards për tre vite me radhë, në 2025, 2024 dhe 2023.
Ky vlerësim prestigjioz ndërkombëtar nga industria globale e udhëtimit vërteton fokusin strategjik të Shqipërisë në përvojat autentike kulturore, ruajtjen e trashëgimisë dhe turizmin historik.
Qendrueshmëria në tre vite tregon se Shqipëria nuk është vetëm një destinacion në rritje, por një vend lider i provuar në turizmin kulturor që I ofron vizitorëve lidhje të vërteta me historinë dhe traditat.
Për tursitët që kërkojnë alternativa udhëtimi përtej vendeve europiane të mbushura me njerëz ky çmim do të thotë se Shqipëria ofron përvoja kulturore të klasit botëror me një çmim shumë më të ulët dhe me shumë më pak vizitorë.
Trashëgimia dhe përvojat autentike kanë tëhequr dhe jurinë ndërkombëtare për udhëtimet.
