Konflikt mes dy personash/ Një i plagosur me armë në Tiranë

AKTUALITET


Një konflikt i çastit në Tiranë ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit mes dy personash.

Abc News mëson se i plagosur ka mbetur Juxhin Humajezi.

Ky i fundit njihet si person me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa gjatë marrjes në pyetje nuk ka treguar nëse ka njohje me autorin.

Dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.



Skip to toolbar