NASA ka publikuar detaje për uljet robotike, dronët që kërcejnë dhe pajisjet që synon të dërgojë në Hënë, si pjesë e planeve të SHBA-së për të ndërtuar një bazë hënore.
Kompania hapësinore Blue Origin e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, është një nga disa kompanitë e zgjedhura për të ndërtuar makinat.
SHBA-të duan t’i ulin amerikanët përsëri në Hënë përpara se Presidenti Donald Trump të largohet nga detyra në vitin 2029.
Por NASA po konkurron me Kinën për të rikthyer njerëzit në sipërfaqen hënore, që do të thotë se agjencia hapësinore është nën presion për t’u dukur sikur po fiton garën e re hapësinore.
Kina po ecën përpara me planet e saj për të dërguar njerëz në Hënë deri në vitin 2030.
Të hënën, ajo lëshoi anijen kozmike Shenzhou-23, duke dërguar një ekuipazh astronautësh në stacionin hapësinor Tiangong të vendit.
Në mars, NASA njoftoi një program prej 20 miliardë dollarësh për të ndërtuar një bazë të përhershme të mundësuar nga energjia bërthamore dhe diellore në polin jugor të Hënës deri në vitin 2032.
Administratori i NASA-s, Jared Isaacman, tha të martën se njoftimet nënkuptojnë se SHBA-të “nuk do të heqin dorë kurrë më nga Hëna”.
