Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale për të përkujtuar 26 majin e vitit 1996, një datë që lidhet me zgjedhjet parlamentare të asaj kohe dhe dhunën qeveritare ndaj opozitës socialiste.
Në videon e shpërndarë, Rama sjell pamje që krahasojnë Shqipërinë e vitit 1996 me Shqipërinë e sotme, duke vënë theksin tek ndryshimet dhe zhvillimet e vendit gjatë afro tre dekadave të fundit.
“Shqipëria e 1996, dhe ku është Shqipëria sot! Dhe me një datë që flet për dy botë, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan kryeministri krahas videos së publikuar.
