Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gura, i ftuar në emisionin Real Story, ka komentuar konfliktin Izrael-Palestinë dhe përfshirjen e shqiptarëve në konfliktet e Lindjes së Mesme.
Gura u shpreh se përvoja e luftës në Siri, ku u përfshinë edhe dhjetëra shqiptarë, duhet të shërbejë si një mësim që shqiptarët të mos bëhen pjesë e konflikteve të huaja.
Ai theksoi se çështja e Palestinës mbetet një problematikë delikate me dimensione fetare, politike dhe rajonale, ndërsa vlerësoi reagimin e ndërgjegjes shqiptare dhe asaj ndërkombëtare përballë situatës.
“Ne kemi një konflikt të kaluar, me pasoja imazhin, me Sirinë. I cili mblodhi dhjetëra mijëra luftëtar, mes tyre fatkeqësisht kishte dhe shumë shqiptarë. Dha një mësim shumë të mirë, që shqiptarët nuk kanë asnjë lloj arsye për t’u përfshirë.
Pjesa më e madhe e tyre u shtynë drejt një “parajse tokësore”. Në raport me Palestinën është strumbullari shekullor, fetar, politik dhe rajonal. Çështja e Palestinës është shume delikate, dhe dua të them me shumë sinqeritet që përballë problematike të tillë ndërgjegjja shqiptare ka folur. Më vjen shumë mirë që ndërgjegjja ndërkombëtare kanë folur”, tha Gura.
