Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut, Erion Veliaj për lirim.
Treshja e gjyqtarëve Albana Boksi, Sokol Binaj dhe Genti Shala vendosën të lënë në fuqi vendimmarrjen e 24 shkurtit të Apelit të GJKKO-së.
Veliaj kishte kërkuar zëvendësimin e masës “arrest me burg” me një masë tjetër alternative kundrejt garancisë pasurore, ose masë detyrim paraqitjeje.
