“Na shikonin si armiq, ishte surreale”, Gonxhja rrëfen 28 majin e 1996: Disa e paguan me jetë

Më të fundit


Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka rikthyer në vëmendje ngjarjen e 28 majit 1996, duke e cilësuar si një nga periudhat më të errëta dhe të frikshme të tranzicionit shqiptar. Ai rrëfeu atmosferën e tensionit dhe dhunës që, sipas tij, dominoi atë kohë, ndërsa opozitarët dhe qytetarët trajtoheshin si armiq.

Gonxhja u shpreh se ngjarjet e asaj dite përbënin një rrezik real për jetën e njerëzve, duke theksuar se shumë persona e kanë paguar me trauma, ndërsa të tjerë edhe me jetën e tyre. “Unë e kam paguar me plagë, që tani është përtharë, por do të jetë gjithnjë në trupin tim”, deklaroi ai.

Ministri kujtoi edhe kushtet në komisariate, ku sipas tij kishte një numër të madh grash të ndaluara, ndërsa situatën e përshkroi si një “tragji-komedi” jashtë çdo imagjinate. Ai shtoi se në atë periudhë askush nuk kursehej dhe se qytetarët jetonin në frikë, pa ditur kush i ndiqte, kush i dhunonte apo kush i rrëmbente.

Në rrëfimin e tij, Gonxhja hodhi akuza edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke deklaruar se “Berisha kapi PD-në”, ndërsa përmendi edhe lëvizje të dyshimta me dosje dhe materiale që, sipas tij, hynin dhe dilnin nga selia e Partisë Demokratike në ato ditë.

“Nuk ishin emra individësh. Ishte një lloj drenimi, na shikonin si armiq. Ishte shumë surealer. Një parti që duhet të ishte shpresa e gjithë shqiptarëve, ishte e papranueshme. E jetonin dhe nuk e dinim. Ka qenë vërtetet një rrezik shumë i madh, disa e kanë paguar me jetë, disa me trauma që ende nuk i janë rikuperuar. 

Unë e kam paguar me plagë, që tani është përtharë, por të do të jetë gjithnjë në trupin tim. Më ka bërë shumë përshtypje se sa shumë gra kishte në qelitë e komisariatit. Ka qenë një tragji-komedi. Ishte e pabesueshme, jashtë çdolloj imagjinate dhe e pabesueshme. 

U ndoqëm dhe u pamë nga njerëzit. Ata nuk kursenin më asnjë njeri në atë periudhë. Ishte shumë herë më e frikshme në ato kushte kur nuk ishe i shikueshëm, kush targë të mori, kush të rrahu, e kush të rrëmbeu. Kanë ndodhur gjëra shumë të rrezikshme atë ditë, është luajtur edhe me jetën e njerëzve. Vinin njerëz me çanta dhe dosje dhe iknin pa çanta, sillnin dosje në PD. Berisha kapi PD-në”, tha Gonxhja.



Skip to toolbar