Aksident në Peqin, makina përplaset me kamionin, gruaja dhe fëmija dërgohen në spital

AKTUALITET


Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në aksin Elbasan–Peqin, në fshatin Pajovë, ku një automjet është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur rëndë drejtuesja e automjetit, si edhe një fëmijë që ndodhej në mjet.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



Skip to toolbar