Ish-ministri Beqaj kërkon lirinë/ Ankimon në Apelin e Posaçëm masën e sigurisë

AKTUALITET


Ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj ankimon në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO që rrëzoi kërkesën e tij për zëvëndësim të masës së sigurisë, në këmbim të garancisë pasurore.

Beqaj mbahet në qeli prej korrikut të vitit 2024 si i dyshuar nga Prokuroria e Posaccme për kryerjen e 5 veprave penale, lidhur me hetimin për dosjen “Saspac”, në kohën kur kjo agjenci drejtohej nga ish zyrtari i lartë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “korrupsion pasiv”, “shkelje e barazisë në tenderë”, “falsifikim dokumentash”, “mashtrim” në bashkëpunim dhe “mosdeklarim pasurie”.

Paralelisht me këtë çështje, ish ministri i Shëndetësisë po gjykohet edhe për “Sterilizimin”, në një proces të ndarë nga grupi tjetër që u dënua pak javë më parë nga Gjykata e Posaçme.



Skip to toolbar