Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e Albanian Digital Solution Sh.A., një tjetër iniciativë, e cila sipas tij synon modernizimin e shërbimeve dhe forcimin e inovacionit teknologjik në vend.
“Një ditë e shënuar në rrugën e revolucionit digjital dhe transformimit rrënjësor të qeverisjes së vendit përmes teknologjisë, sepse sot bëjmë publike një kompani të re, një shoqëri të re, e cila krijohet si një domosdoshmëri në këtë fazë të re të zhvillimit te qeverisjes elektronike. AKSHI është një histori e jashtëzakonshme suksesi, e cila ka kaluar përmes rruge aspak të lehtë, një rrugë që ka nisur me një grusht shërbimesh dhe që pastaj ka kulmuar me mbi 1200 shërbime publike online.
Nevoja për financim ka ardhur duke u rritur pasi sistemet e ndërtuara kërkojnë financim qoftë për tu rindërtuar, qoftë dhe për tu mirëmbajtur. Për të krijuar një kompani të re, e cila do të zhvillojë sistem pa pasur gjithmonë nevojë që shtetit t’i drejtohet privatit, por përkundrazi, me ambicien që shteti të krijojë kompaninë më të suksesshme publike të zhvillimit të sistemeve dhe të mirëmbajtjes së tyre. Kompaninë më të suksesshme në treg, një kompani, që të këtë kapacitetit të kthehet në një hapësirë për të gjithë talentet, një kompania, e cila të ketë pagat më të larta në tregun e shërbimeve digjitale, një kompani, që të ketë kapacitetin që talenteve brenda dhe jashtë vendit të bëhen pjesë e saj.
