Arrestohet roja i otp bank. Akuzohet se nuk ka nderhyrë në kohë për të neutralizuar autorin e grabitjes. I maskuar, me armë dhe veshur me të zeza, autori dyshohet se u afrua pranë bankës OTP me skuter elektrik dhe më pas hyri brenda ambienteve të saj.
Nën kërcënimin e armës ai ka arritur të marrë një shumë që dyshohet paraprakisht rreth 15 milion lekë nga një person që do ti depozitonte në llogari. Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes po me skuterin elektrik të cilin e kishte lënë jashtë bankës në pritje për tu arratisur.
Sipas hetimeve paraprake, ai ka vijuar arratisjen në drejtim të zonës së Bllokut. Grupi hetimor po bën balancin për të parë nëse autori ka arritur të marrë edhe shuma të tjera parash.
Ndërsa policia vijon kërkimet për autorin e dyshuar, po analizon pamjet e kamerave të sigurisë dhe itinerarin që ai ka ndjekur pas largimit nga vendi i ngjarjes.
