“Shpresë te Trump për marrëveshje me Kosovën”, Vuçiç: Të kthejë vëmendjen te dokumenti i firmosur në zyrën e tij në 2020

KOSOVA


Kthimi i vëmendjes nga Marrëveshja e Uashingtonit mes Serbisë dhe Kosovës do të ishte një lajm vërtet i madh.

Kështu e quan presidenti serb Aleksandër Vuçiç një ridiskutim për marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në mandatin e parë të presidentit Trump.
“Nëse do të jemi në gjendje të arrijmë një kompromis, kjo do të ishte një arritje e madhe. Trump është padyshim i përqendruar në përfundimin e luftës me Iranin dhe në sigurimin e një marrëveshjeje që siguron që Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore. Por kur kjo të mbarojë, Trump duhet të kthej vëmendjen tek ai dokument,” thotë ai.

Vuçiç, për median amerikane Breitbart News nuk hezitoi të deklaronte se presidenti amerikan Trump gëzon mbështetje në shkallë të gjerë në Serbi sepse është “pragmatik” dhe “racional” dhe se nëse ai do të vinte në Beograd do ta priste më se paku një turmë prej 100 000 njërëzish.

Prishtina gjithashtu ka ruajtur marrëdhënie të mira me Trump. Presidentja Osmani e cila pak përpara se të largohej nga zyra konfirmoi angazhimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

Thelbi i Marrëveshjes së Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar më 4 shtator 2020 ishte normalizimi ekonomik i marrëdhënieve, ndërsa pikat kryesore përfshinin: zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, bashkëpunimin për projekte ekonomike, studimin e mundësive për ndarjen e burimeve energjetike dhe ujore, njohjen e diplomave dhe certifikatave profesionale, ndërsa angazhime të veçanta në politikën e jashtme sollën vendosjen e ambasadës së Serbisë në Jeruzalem dhe njohjen e Kosovës nga Izraeli.

Edhe pse marrëveshje nuk përfshinte njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, ajo u konsiderua një nga afrimet më të mëdha mes dy vendeve që nga përfundimi i luftës.

Një rikthim i saj në vëmendje vjen teksa Beogradi dhe Kosova kanë ngecur në bisedimet e drejtuara nga Brukseli dhe bashkë me të edhe në rrugën integruese, por edhe në kohën kur pritet një vendim për ish krerët e UÇK në Hagë,

Ishte pikërisht ai moment kur Jack Smith, prokuror i Hagës paditi dhe arrestoi Presidentin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi.

Smith më vonë do të bëhej Këshilltari Special i cili ndoqi Trumpin direkt në emër të Departamentit të Drejtësisë të Presidentit të atëhershëm Joe Biden.

Element të cilin kryeministri Rama ja kujtoi live presidentit Trump gjatë pritjes së tij në Uashington në vazhdën e takimeve për Bordin e Paqes.

Nese Trump riaktivizon marreveshjen, dhe pas deklarimit te presidentit serb, e gjithe vemendja do spostohej mbi Albin Kurtin dhe si do ti pergjigjej ai kerkeses se presidentit Trump.



Skip to toolbar