Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësja të hëne (15 qershor) në aksin rrugor Rrëshen–Reps.
Sipas informacioneve paraprake, një shqiptare nga Kosova, sapo kishte zbritur nga një autobus, ka tentuar të kalojë në anën tjetër të autostradës, ku është përplasur për vdekje nga një automjet që po qarkullonte në segmentin rrugor.
Përplasja ka rezultuar fatale për këmbësoren, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.
