Eralbi Breçani mbetet në qeli/ Ishte ekstraduar nga Spanja, në kërkim për trafik droge

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Eralbi Breçanin, djalin e ish zëvëndës drejtorit të policisë Tiranë Erzen Breçani që u ekstradua të dielën nga Spanja drejt Tiranës për llogari të Prokurorisë së Posaçme.

Breçani u vetëdorëzua në prill të këtij viti në Spanjë, më shumë se 2 vite e gjysmë pas shpalljes së tij në kërkim si pjesë e grupit kriminal të Ervin Matës, i cili trafikoi tonelata me kokainë nga Amerika Latine drejt Europës.

SPAK zbardhi 4 episode:

Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 05.01.2021;

Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;

Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;

Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani.

Breçani dyshohet se në disa raste ka ndihmuar kreun e grupit kriminal Ervin Mata të trafikonte sasitë e drogës.



Skip to toolbar