Në ditën që SHBA dhe Irani njoftuan marrëveshjen e paqes, kombëtarja iraniane preku për herë të parë tokën amerikane në vigjilje të debutimit të saj në finalet e Kupës së Botës.
Gjithsesi, udhëtimi i saj nga Tijuana në Los Angeles ishte plot kontradikta.
Nëse qindra tifozë i përshëndetën me flamujt zyrtarë iranianë gjatë nisjes për të aeroport, pritja në “qytetitin e ëngjëjve” ishte krejt e ndryshme.
Përpara hotelit të blinduar me masa të rrepta sigurie, qindra njerëz të mërgatës iraniane në Shtetet e pritën me protesta përfaqësuesen e Iranit. Ata mbanin në duar flamujt iranë të përpara revolucionit islamik, ata amerikanë dhe pankarta kundër regjimit.
Gjithsesi, të shoqëruar nga forca të shumta policie, skuadra arriti të akomodohet në hotel pa incidente.
Më pas, sipas protokollit të FIFA, kombëtarja aziatike zhvilloi seancën e fundit stërvitore, ndërsa përpara qindra gazetarëve nga e gjithë bota, trajneri Amir Ghalenoei dhe kapiteni Mehdi Taremi dolën në konferencën zyrtare për mediat.
Asnjë polemikë, por të dy pranuan vështirësitë me të cilat u përball skuadra deri në mbërritjen në SHBA për “Botërorin 2026”. Sipas tyre tensioni rrethon ekipin, por ata mendojnë vetëm të luajnë futboll.
“Nuk jemi politikanë. Politika është e ndarë nga futbolli. Jemi këtu për të përfaqësuar popullin iranian, ata në vend dha ata në diasporë”, ishin fjalët e trajnerit Ghalenoei.
Irani do të debutojë në finalet e “Botërorit 2026” në ndeshjen kundër Zelandës së Re, ndërsa menjëherë pas saj duhet të kthehet sërish në Tijuana ku ka kampion bazë pasi nuk u lejua nga autoritetet amerikane. Sipas marrëveshjes, kombëtarja iraniane nuk mund të qëndojë më shumë s 24 orë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
