Përplasje fizike në GJKKO, të pandehurit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen brenda kafazit të xhamtë

AKTUALITET


Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në seancën paraprake në GJKKO me të pandehur Petrit Çakraj dhe vëllezërit Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj.

Mësohet se të pandehurit kanë dhunuar njëri-tjetrin ndërsa ndodheshin në kafazin e xhamit, por nuk dihen ende shkaqet.

Seanca ka qenë pa praninë e mediave, ndërsa të pandehurit akuzohen për vrasjen dhe hedhjen në lumë të 23-vjeçarit në Klos, Renis Dobra.

Pas këtij incidenti janë ndërprerë të gjitha seancat.



Skip to toolbar