Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga deklarata e deputetes Marjana Koçeku për pretendimin se ishte kërcënuar nga fisi Bajraj në Shkodër, ende nuk rezulton të jetë bërë një kallëzim zyrtar në organet ligjzbatuese.
Në një përgjigje për ABC Neës, policia e Shkodrës konfirmon se deputetja Koçeku, as deputetja dhe as familjarë të saj nuk janë paraqitur për të depozituar kallëzim lidhur me pretendimet e bëra publike.
Nga ana tjetër, ministry I drejtësisë Toni Gogu, në një deklaratë për mediat tha se çdo sinjalizim për kërcënim duhet trajtuar me seriozitet nga institucionet.
“Kur një qytetar, aq më tepër një deputet, sinjalizon për kërcënim, ky nuk është lajm politik, është lajm që i takon shtetit të së drejtës, jam i bindur që institucionet të ngarkuara me ligj duhet të zbatojnë urgjentisht detyrën. Asnjë qytetar nuk mundet të jetojë nën fuqinë e kërcënimit, por kjo është një punë për organet hetimore dhe organet ligjzbatuese, si Policia e Shtetit, si SPAK. Shpreh solidaritet ndaj çdo shqiptari dhe jo më ndaj një deputeti. Kur një koleg deputet shpreh të tilla shqetësime do të thotë që është cenuar institucioni si kuvendi. Është rast që meriton vëmendjen e plotë shtetërore për tu hetuar si një rast”, tha ministri Gogu.
Deputetja, e cila më herët deklaroi shkëputjen nga Partia Socialiste përmes një mesazhi publik iu drejtua Bajrave se do e gjejnë atë përballë nëse do i preknin familjen.
Por avokati I familjes Bajri reagoi duke thënë se nuk ka asnjë prove për pretendimet e saj, që mund të konsiderohen shpifje dhe që mund të përballen me kallëzim.
