Deputetja e PS, Bora Muzhaqi thotë se Shqipëria është më afër se kurrë anëtarësimit në BE, teksa PE miratoi progesin që ka bërë vendi ynë.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Muzhaqi u shpreh se BE ka vlerësuar punën e Shqipërisë.
Lidhur me Zvërnecin, Muzhaqi shtoi se për këtë çështje ka pasur dezinformim.
“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, është momenti kur jemi më afër se kurrë BE. Miratimi i raportit, tregon se Shqipëria i ka bërë detyrat, por kemi edhe detyra dhe angazhime që duhet t’i vijojmë. PE i ka dhënë vlerë politikës së jashtme të BE. Në raport janë vënë në dukje shumë arritje, si për reformën në drejtësi. Kjo tregon se Shqipëria di t’i bëjë detyrat. Puna jonë është vënë në dukje dhe po vlerësohet nga BE. Duhet t’i mbajmë këmbët në tokë dhe të ecim më shpejt. Na pret një punë e madhe përpara. Diplomacia parlamentare bëhet nga të gjithë deputetët, kemi diskutuar çështje me rëndësi për Shqipërinë dhe që informacioni të jetë i saktë, sepse dihet se ka pasur dezinformime.
Sa i përket rezultatit, një nga amendamentet, numri 17, socialistët e PE, e kanë mbështetur këtë amendament, ka qenë Partia Popullore Europiane që nuk e ka mbështetur. Protesta paqësore është shumë e bukur, fakti që kemi protestë paqësore, kjo është vënë në dukje edhe në amendamentin 17. Protesta nisi me Zvërnecin, por kërkesat tani janë ndryshe.
Këto rekomandime nga BE, janë në përputhje edhe me detyrat, por edhe me dëshirat që Shqipëria ka. Ky është hap i parë, hap i mirë në këtë aspekt dhe ne do jemi në lartësinë e duhur për të plotësuar edhe kërkesat e protestuesve”, theksoi ajo.
