Përvëlohet Evropa! Ekspertët paralajmërojnë rritjen e temperaturave mbi 40°C

BOTA


Evropa po përjeton një valë të re të nxehti, më pak se një muaj pas rekordit të majit, me paralajmërime se temperaturat do të rriten ndjeshëm në ditët e ardhshme.

Shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktivitetet njerëzore po e bëjnë motin ekstrem më të shpeshtë dhe më intensiv, duke përfshirë valët e të nxehtit që po godasin kontinentin.

Vala e të nxehtit, me qendër Francën, po prek gjithashtu Britaninë jugore, Spanjën, Portugalinë dhe Gjermaninë, duke sjellë masa të jashtëzakonshme në transport, kulturë dhe sport.

Paralajmërimet e autoriteteve tregojnë se situata pritet të përkeqësohet, duke e bërë këtë një nga valët më të rënda të nxehtit të viteve të fundit në Evropë.

Francë

Franca shpalli alarm të kuq për gjysmën e rajoneve të saj, me temperatura që tejkaluan 42°C në jugperëndim. Konsumi i alkoolit u ndalua gjatë festimeve të Ditës së Muzikës, ndërsa disa koncerte u anuluan. Muzeu i Luvrit anuloi një koncert falas për shkak të vapës. Autoritetet raportuan mbytjen e katër të rinjve gjatë fundjavës dhe paralajmëruan për rreziqe në not.

Në total, 845 shkolla u mbyllën dhe 1,800 të tjera ndryshuan oraret.

Gjermani

Në Berlin, finalja e turneut të tenisit Berlin Open u ndërpre dhe publiku u evakuuua për shkak të stuhive, ndërsa temperaturat në kryeqytet kaluan 30°C.

Belgjikë

Parashikimet flasin për temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë për këtë periudhë. Kompania kombëtare e hekurudhave anuloi disa udhëtime për të shmangur rrezikun e ndërprerjeve.

Spanjë

Shpalli valën e parë të të nxehtit të vitit, me temperatura deri në 44°C. Një alarm i kuq u vendos në Vendin Bask, ndërsa shfaqja publike e ndeshjes së Kupës së Botës u anulua në Madrid.

Zvicër

Shërbimi Meteorologjik paralajmëroi për një “valë të fortë të nxehti” me temperatura deri në 37°C.

Britania

Zyra Meteorologjike lëshoi alarm portokalli për pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit, duke paralajmëruar për netë tropikale ku temperaturat nuk bien nën 20°C.



Skip to toolbar