Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS, mblodhi këtë të mërkurë në një takim drejtuesit politik në qarqe.
Takimi vjen pas mbledhjes së zgjeruar të grupit të PS, që kryesocialisti mblodhi në fundjavë.
Aktualiteti në vend si edhe protestat, për të cilat Rama mësohet të jetë shprehur se e gjitha është një luftë digjitale, ishin në fokus të këtij takimi.
Kryesocialisti ka kërkuar nga deputetët të jenë në terren në takime me qytetarët, për shqetësimet që ata kanë.
“Zyrat e deputetëve të jenë aktive për të pritur njerëzit në zonat ku ata janë zgjedhur” mësohet të ketë kërkuar Rama nga drejtuesit e qarqeve në këtë takim.
Pas drejtuesve politikë, Rama pritet të zhvillojë një takim me kryebashkiakët.
