Ylli Zalla i shumëkërkuari i policisë, ka mundur sërish t’i shpëtojë arrestimit.
Policia e Tiranës në bashkëpunim me forcat RENEA kanë mundur të lokalizojnë këtë të martë, vendodhjen e të shumë kërkuarit Zalla në fshatin Zallë, kanë rrethuar për disa orë zonën, por ai është arratisur sërish
Brenda ambienteve ku dyshohet se ka qëndruar i shumë kërkuari, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.
Ylli Zalla është shpallur në kërkim prej vitit 2025 pasi në shtëpinë e tij u zbulua një arsenal armësh.
Ai dyshohet gjithashtu si i përfshirë në atentatin në Rinas ku mbetën të vrarë Muçi Shaljani dhe Gilmando Dani.
