Ata që prisnin përsëritjen e spektaklit, u zhgënjyen. Anglia nuk mundi ta realizonte sërish futbollin e rrjedhshëm si ndaj Kroacisë, dhe u ndal në një mur të vërtetë të Ganës.
Pas suksesit 4-2 ndaj ballkanasve, vazhdimi në grupin L të Kupën e Botës ishte një zhgënjim.
Skuadra afrikane, e ndërgjegjshme për diferencën në klas me “tre luanët”, zgjodhi të ndërtonte një bunker, që nuk lejoi yjet si Harri Kejn, Xhud Belingham, Gordon, Rajs si dhe në pjesën e dytë Saka, Roxhers e Rashford, që të ishin të rrezikshëm.
Barazimi 0-0 ishte një dhimbje, por e pamundur të merrej më shumë ashtu siç u luajt sfida. Nuk i bëri punë Anglisë zotërimi i topit 79 për qind, që ndoshta mund të jetë një rekord i këtij kampionati.
As fakti se goditi 19 herë drejt portës së kundërshtarit duke i lejuar vetëm dy gjuajtje, veçse e pati shumë të vështirë të ishte e saktë.
Veç tre gjuajtje arritën kuadratin e mbrojtur nga portieri Asare.
Jo vetëm kaq, por skuadra e trajnerit Tomas Tuhel tregoi sërish problemet e saj në mbrojtje, dhe u rrezikua disa herë nga kundërsulmi i Ganës. Ky mund të jetë një shqetësim I madh në ndeshjet me eliminim direkt, kur edhe kundërshtarët do të jenë më të fortë.
Shpikësve të futbollit u mungoi edhe fati, por edhe lojtari i momentit apo aksioni i çastit për të çarë një mbrojtje të fortë. Për fat të keq, nuk kanë një Mbape apo një Mesi.
