Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses duke e përplasur me makinë, kapet i riu në Lezhë

AKTUALITET


Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij, duke e përplasur me automjet pas një konflikti për motive familjare.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:05 në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës. I riu, i identifikuar si Cuf Behi, banues në Tiranë, kishte shkuar për të marrë bashkëjetuesen e tij.

Në atë moment kanë dalë familjarët e saj dhe, pas një konflikti të lidhur me marrëdhëniet familjare, ai dyshohet se ka përplasur me automjet nënën e saj, 43 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Pas ngjarjes, 28-vjeçari u largua nga vendi, por u lokalizua dhe u vu në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”.

Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë. E dëmtuara u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku vijon të marrë trajtim mjekësor.

Në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur në ngjarje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar