Mali i Zi arreston iranianin/ Anëtari i Gardës Revolucionare, sulme kibernetike në 150 universitete të SHBA

AKTUALITET


Element të Iranit janë në Ballkan. Amir Barat, 39 vjeç, anëtar i gardës Revolucionare të Iranit është arrestuar në Kotorr të Malit të Zi në një aksion të përbashkët të policisë malazeze dhe Byrosë Federale të Hetimit.

Ai akuzohet nga SHBA-të se përmes sulmeve kibernetike (hakimit) ka dëmtuar infrastrukturën e ShBA-së me 3.4 miliardë dollar.

Ai do të ekstradohet drejt amerikës për tu përballur me procedurën penale që po zhvillohet kundër tij në Gjykatën e Lartë në Nju Jork.

Sipas akzuës, Barati me shtetësi të dyfishtë, turke dhe iraniane që nga viti 2013, si bashkëpunëtor i një personi juridik nga territori i Iranit, ka kryer sulme hakimi në mbi 150 Universitete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dhënat e vjedhura, si dhe qasja në llogaritë e komprometuara universitare, janë përdorur në dobi të Gardës Revolucionare të Iranit.

Barat konsiderohej një objektiv me profil të lartë, ndwrsa Garda Revolucionare është forcë ushtarake elitare e Iranit që i përgjigjet drejtpërdrejt udhëheqësit suprem.

Sipas ekspertëve, siguria dhe zhvillimet politike në Iran pas vdekjes së ajatollah Ali Khamenei kanë lejuar që Garda të luajë rol qendror në çështjet e brendshme dhe të jashtme të vendit.



Skip to toolbar