Ekonomia u rrit me 3.7 përqind/ Udhëhoqën administrata e pasuritë e paluajtshme, bie bujqësia

EKONOMI


Ekonomia shqiptare ka regjistruar ritme optimiste të rritjes në tre muajt e parë të këtij viti.Sipas të dhënave të Instat në periudhën janar –maj  rritja ekonomike rezultoi 3.71% .Sipas të dhënave vërehet se ecuria ekonomike gjatë  tre muajve të parë të këtij viti  u mbështet kryesisht nga sektori publik,pasuritë e paluajshtme  dhe shërbimet.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave, aktiviteti që përfshin administratën publike, arsimin dhe shëndetësinë ka dhënë kontributin më të lartë në rritjen e PBB-së në tremujorin e parë.

Sipas Instat ky nëngrup është   “Administratra Publike, Arsimi dhe Shëndetësia” e cila shënoi rritje prej 13,93 % e ndikuar kryesiht nga rritja e pagave  , i ndjekur nga aktiviteti “Pasuri të Paluajtshme” me 8,99 %.

Ndikim pozitiv në ecurinë ekonomike kanë regjistruar edhe Grupi i Aktiviteteve profesionale  si dhe “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shënoi një rritje prej 1,61 %.

Në muajt e parë të këtij viti rezulton  se grupi i aktiviteteve: “Industri, Energji dhe Ujë” shënoi rënie prej 2,17 %, po ashtu edhe sektori bujqësor vijon të mos japë kontribut të shtuar në rritjen ekonomike ndjekur nga   Arte, argëtim dhe çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi.

Po ashtu edhe konsumi final i popullatës, shënoi rritje në terma realë me 3,94 %  çka tregon se rritja e çmimeve si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme nuk ka dhënë efekte dirkete në uljen e konsumit .



Skip to toolbar