Policia “godet” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

AKTUALITET


Drejtoria e Krimit Ekonomik dhe Kibernerik në Policinë e Shtetit, goditi një tjetër rast të mashtrimit përmes skemave me call center, kësaj here në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se për disa javë veprimtaria e paligjshme është hetuar për ta dokumentuar, ndërsa gjatë operacionit janë arrestuar 5 persona dhe mbi 15 të tjerë. Këta të fundit, kryesisht punonjës të call center që po hetohen në gjendje të lirë.

Skema e mashtrimit dyshohet të jetë e ngjashme me rastet e tjera, telefonata në drejtim të qytetarëve europian që u premtohen fitime të mëdha.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar dhjetëra pajisje kompjuterike që përdoreshin për mashtrimin, përfshirë edhe aparate celularë, të cilët do të shërbejnë për dokumentimin e mashtrimit dhe hetime të tjera.



Skip to toolbar