Zhvati 50 milionë euro nëpërmjet Call Center/ Arrestohet në një resort në Dhërmi, Granit Pepnika

AKTUALITET


Është arrestuar në një resort në zonën e Dhërmiut, Granit Pepnika. Arrestimi i tij vjen në kuadër të dosjes së bujshme të call centerave, që dyshohet se kanë mashtruar qindra qytetarë europianë dhe kanë shkaktuar një dëm financiar që llogaritet mbi 50 milionë euro.

Sipas dosjes hetimore, skema funksiononte përmes call centerave të organizuar në mënyrë profesionale, ku operatorët komunikonin në gjermanisht, italisht dhe anglisht me qytetarë europianë, duke u prezantuar si këshilltarë financiarë apo përfaqësues platformash investimi.

Hetuesit dyshojnë se viktimat joshesin përmes platformave të rreme online, ku u premtoheshin fitime të mëdha nga investimet në bursë, kriptovaluta apo tregje financiare. Në shumë raste përdornin identitete false, pseudonime dhe profile të fabrikuara për të krijuar besim tek personat që kontaktonin.



Skip to toolbar