Nëse do të përdorej një gjuhë futbollit, atëherë UEFA ka ndërhyrë me “taka lart” kundër FIFA, duke komentuar heqjen e kartonit të kuq për sulmuesin amerikan Folarin Balogun.
Qeveria europiane e futbollit ka shkuar në një linjë me shumicën e mediave dhe opinionit sportive që e kanë cilësuar vendimin e Komitetit të Disiplinës dhe Etikës në FIFA si një “skandal botëror”.
“Vendimi i marrë dje për të pezulluar për ndalimin automatik prej një ndeshjeje që rezulton nga kartoni i kuq i treguar lojtarit Folarin Balogun ka kaluar vijën e kuqe. Futbolli, si çdo sport tjetër, bazohet në rregulla që formojnë bazën e një konkurrence të drejtë, të ndershme dhe transparente. Ndonjëherë rregullat janë të hapura për interpretim. Në këtë rast, ato nuk janë”, lexohet në deklaratën e shpërdarë nga UEFA, që vijon duke rritur tonet e akuzës.
“Kur siguria e rregullave nuk garantohet më nga ata që janë të ngarkuar me zbatimin e tyre, integriteti i lojës vihet në rrezik dhe besueshmëria e garës kompromentohet. Një turne nuk është kurrë një ngjarje e izoluar dhe kur turneu në fjalë është Kupa e Botës, ai ka fuqinë të prodhojë pasoja. Ne shprehim zhgënjimin tonë për një vendim të paprecedentë, të pakuptueshëm dhe të pajustifikueshëm”, përfundon deklarata e formuluar me forcë nga UEFA, e cila shpall zyrtarisht “luftën” mes dy institucioneve më të mëdha të futbollit.
Krisja kishte nisur në përplasjen në distancë mes presidentëve Infantino dhe Ceferin, pasi ky I fundit deklaroi publikisht se zgjerimi i Botërorit me 48 skuadra kishte ulur nivelin dhe zbehur interesin e tifozëve.
