“Partizani”, Millonai “gozhdon” Oketën/ Ish ministri i Mbrojtjes nuk pranon të ketë bërë presion për privatizimin

AKTUALITET


Ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa dhe Elvira Lame anëtare e komisionit të vlerësimit ishin personat e radhës që dëshmuan në procesin gjyqësor të privatizimit të klubit sportiv Partizani në Gjykatën e Posaccme.

Sipas dosjes së SPAK është evidentuar se ish-ministri i Mbrojtjes ka urdhëruar Valdimir Qirjazin që ish kompleksi Partizani të privatizohej me urgjencë.

I pyetur për rreth 2 orë nga Prokurorja Enkeleda Minollai nëse Oketa I ka kërkuar gjeneralit Vladimir Qirjazi që ta zbatonte urdhrin, duke i thënë se kështu jua kërkonin, ai e mohoni si fakt.

“Kur urdhri dorëzohet me shkrim, të tjerat nuk kanë rëndësi. Ai ashtu e ka peshuar. Mendoj se edhe unë i di arsyet pse ka vlerësuar të thotë kështu. Di që pretendimi ishte se prona nuk ishte e regjistruar. Por ai, bazuar në urdhrin tim, ngriti një grup pune për të vijuar procedurën për regjistrimin e pronës.” shtoi ai

Oketa gjithashtu pranoi të jetë takuar disa herë me Vladimir Qirjazin.

“Me Qirjazin kemi pasur disa takime, herë në prani të komandatit të shtabit e here vetëm.” tha ai.

Ish-ministri i Mbrojtjes pranoi para togave të zeza se ka firmosur urdhrin që komanda të dorëzonte pronën.

“Prona në kujtesën time, kishte pretendime nga ushtrakë se nuk ishte regjistruar. Prandaj ka qënë VKM për të ndjekur procedurën për ta regjistruar dhe kthyer pronën tek pronarët.”u shpreh ai.

Ndërkohë në seancën e rradhës Prokuroria kërkoi thirrjen e 5 dëshmitarëve, ish-presidenti Bamir Topi, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ish-drejtori i klubit Isa Tare, Urim Muja, si edhe Paro Laçi.



Skip to toolbar