Mediat e Moskës dhe Teheranit raportojnë për “flamingot”

Më të fundit


Media ruse dhe iraniane, të bllokuara nga perëndimi, raportojnë vazhdimisht për protestën në  bulevardin e Tiranës. Russia Today, një media e kontrolluar nga Moska Zyrtare, e bllokuar nga vendet e Bashkimit Europian, SHBA, Kanada, Australi por edhe nga Shqipëria në kuadër të sanksioneve për Ukrainën, në datën 28 qershor ka gjetur mundësinë të raportojë nga Tirana në protestën e bulevardit.

Nëpërmjet një reporteri turk, Yasin Eken, përfaqësues të Russia Today, raportoi se si një protestë kundër investimit të dhëndrit të Donald Tramp, është kthyer në një lëvizje kombëtare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Për shkak të propagandës së saj për llogari të Putin dhe Rusisë, Russia Today është e bllokuar në thuajse gjithë vendet perëndimore, madje edhe në rrjetet sociale nga kompania Meta e cila zotëron, Facebook, Instagram dhe Ëhatsupp, prej 3 vitesh, me argumenin për të shmangur ndërhyrjet e huaja të kësaj mediaje.

Po ashtu, një tjetër media e bllokuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për terrorizëm dhe nga BE për dhunim të të drejtave të njeriut, agjencia iraniane e lajmeve, Tasnim e lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit, shpërndan ccdo javë lajme për protestën në Tiranë, ku në sy bie kundërshtia për investimin e Kushner në Zvërnec dhe kërkesa për dorëheqjen e edi ramës.

Në vitin 2024, Kuvendi i Shqipërisë mblodhi Komisionin e Dezinformimit, nga doli se media ruse dhe iraniane kanë në shënjestër Shqipërinë, me propagandë dashakeqëse, manipulim informacioni apo dezinfirmom mund të arrijnë deri në kërcënimin e sigurisë kombëtare të Shqipërisë.

Russia Today dhe Tasnim Agency janë vija e parë e frontit mediatik në Rusi dhe Iran, por Komisioni i Dezinformimit zbuloi dhjetëra media, të cilat operonin dhe brenda dhe jashtë Shqipërisë, portale anonime, në pronësinë e pronarëve të huaj, vetëm me qëllim për të përhapur propagandën ruse dhe iraniane.



Skip to toolbar