Shkodër, krim në familje/ Burri vret gruan, identifikohet viktima

AKTUALITET


Krim brenda familjes në qytetin e Shkodrës.

Sipas raportimeve të para, viktima është Bardhe Ziçi, e cila dyshohet të jetë vrarë nga bashkëshorti. Autori i dyshuar i krimit, Shqefen Zi çiështë vetëdorëzuar në Polici së bashku me armën e krimit.

Aktualisht, Policia dhe Grupi hetimor kanë nisur mbledhjen e provave për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policise:
Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Skip to toolbar