“Protestat e mëdha ‘fryt’ i algoritmit”/ Nura: E dyshimtë mënyra si u bë virale dhuna në Zvërnec

Më të fundit


Protestat e fundit në kryeqytet dhe dinamika pas tyre kanë qenë në qendër të diskutimit nga analisti Artur Nura, i ftuar në emisionin “Real Story”.

Sipas tij, ndërsa tubimet e qytetarëve të thjeshtë përfaqësojnë njerëzit e ndershëm, protestat e përmasave të mëdha u dirigjuan përmes algoritmeve dhe videove të programuara me pagesë.

Nura ngriti dyshime specifike mbi mënyrën se si u përhapën në mënyrë virale pamjet e dhunës në Zvërnec, duke theksuar rolin e teknologjisë në manipulimin e opinionit publik.

“Kjo është e mbetur. Kjo është protesta e njerëzve të ndershëm, kurse ajo protesta e madhe kemi të bëjmë me algoritmin edhe sisteme. Ka video virale që sensibilizojnë dhe ka video që pompohen me lekë.

 Kemi një program të cilin e përcakton që këtë video e programon. Është e dyshimtë mënyra se si u bë virale dhuna në Zvërnec. Shteti ka detyrë që t’u zgjidhë problemet qytetarëve”,tha Nura.



Skip to toolbar