Kryeministri Edi Rama tha sot se peizazhet e qarkut Shkodër janë përzgjedhur për realizimin e reklamës më të re të kompanisë Honda, një prej markave më të njohura të industrisë automobilistike në botë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë si një tjetër dëshmi të potencialit që ka Shkodra për të tërhequr produksione ndërkombëtare.
“Shkodra zgjidhet nga emra të mëdhenj të industrisë ndërkombëtare Peizazhet mahnitëse të qarkut Shkodër u përzgjodhën për realizimin e reklamës më të re të Honda, një prej markave më prestigjioze të industrisë automobilistike në botë🤝🇦🇱 🎞️👏 Një tjetër dëshmi se Shkodra po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të rëndësishëm për produksione filmike dhe reklamuese të nivelit të lartë” shkruan Rama në facebook.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=350&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2217446382354695%2F&show_text=false&width=560&t=0
