Pas 27 ditësh radhazi me Botëror, 24 orët pa ndeshje u dukën si një jetë për të gjithë tifozët. Por pritjes i erdhi fundi. Kupa e Botës kthehet sërish në fushë, ndërsa në “Gillete Stadium” të Boston duke nisur nga ora 22:00 do të luhet çerekfinalja e para e turneut.
Franca favorite e madhe jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe për të ngritur lart trofeun në fund, do të përballet me Marokun. Kjo është një nga sfidat më të forta në këtë fazë të “Botërorit 2026” dhe një test vendimtar për “Gjelat”.
“Duhet të jemi efikasë në fazën sulmuese. Ndonjëherë ke gjashtë raste dhe shënon dy gola, e ndonjëherë ke dy raste dhe shënon dy herë. Jemi përballur me Marokun katër vite më parë në gjysmëfinale. Maroku ka lojtarë individualë të shkëlqyer. Duhet të jemi gati.”
Për t’ia arritur qëllimit, Deschamps do t’i besojë artilerisë së rëndë. E gjithë vëmendja është te sulmi I frikshëm, me Barlcola e Dembele në krahë, dhe Olise e Mbappe në një formë spektakolare në këtë Botëror, I pari si asistmen dhe tjetri si finalizues.
Në mesin e fushë, Rabbio dhe Kone, ndërsa përpara portierit Megnian, do të rreshtohen Digne, Saliba, Upamekano dhe Kounde. Përpara kësaj ndeshjeje, Franca ka me vetet edhe historinë, thuajse gjithmonë fituese, ndërsa përballja e fundit me Marokun ishte ajo në gjysmëfinalet e Botërorit 2022, ku “Gjelat” triumfuan me rezultatin 2-0.
