“Turizmi masiv na çon poshtë”, Rama sjell shembullin e Mykonos: Na duhen turistë që shpenzojnë më shumë

#NËRADAR


Kryeministri i vendit, Edi Rama, me të rinjtë në Jalë, u shpreh se Shqipëria duhet të kalojë nga turizmi masiv, te kategoria tjetër e turistëve, konkretisht te ata që shpenzojnë më shumë para në ekonominë tonë.

Ai solli shembullin e  Mykonos në Greqisë, i cili siç tha ai, edhe pse një zonë e vogël, falë shërbimeve dhe njerëzve që shkojnë aty, kontribuon  pozitivisht në ekonominë e shtetit fqinj.

Kryeministri theksoi se për të përthithur këtë target të turistëve duhen së pari investime në zanat bregdetare dhe duhet krijuar kushtet.

Turizmi masiv ne nuk na çon më lart, por na çon më poshtë dhe ne duhet të kalojmë te një kategori tjetër turisti dhe konsumatori. Ne duhet të kërkojmë që të vijojnë këtu ata që shpenzojnë shumë. Ju të gjithë e keni dëgjuar Mykonos. Çfarë është Mykonos? Mykonos është një vend  ku shkojnë turistë që konsumojnë shumë. Aty ka tjetër nivel.”, tha ai.



Skip to toolbar