Rama: Sulmi kibernetik ndaj bizneseve të turizmit ishte agresion ekonomik i motivuar politikisht

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me sulmin kibernetik që preku bizneset e sektorit të turizmit, duke e cilësuar atë si një “agresion ekonomik” ndaj Shqipërisë në kulmin e sezonit turistik.

Në postimin e tij, Rama shkruan se ekonomia e turizmit u godit “pabesisht nga terrori digjital mbi sipërmarrjet mikpritëse”, ndërsa ndau edhe një artikull të publikuar nga Tirana Examiner.

Sipas kryeministrit, artikulli shpjegon se si “një organizim i motivuar politikisht u kthye në agresion ekonomik kundër vendit dhe familjeve që jetojnë me turizmin”.

Reagimi i Ramës vjen pas debatit të krijuar rreth sulmit kibernetik ndaj bizneseve të sektorit të turizmit, një ngjarje që ka ngjallur shqetësime për ndikimin e saj në një nga sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare gjatë sezonit veror.



Skip to toolbar