Rama: S’mund të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet nga narrativa të gabuara

Më të fundit


Prezantohet programi Rilindja Urbane 2.0Gjatë prezantimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, kryeministri Edi Rama ka vënë theksin te rëndësia jetike e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Kreu i qeverisë bëri thirrje që ky proces të mos banalizohet, por të bëhet i prekshëm për të gjithë, posaçërisht për të rinjtë që do të trashëgojnë Shqipërinë europiane pas një dekade.

“Ne po përgatisim edhe programin e ri të investimeve, për mbrojtjen lumore, për mbylljen e gjithë hartës së ujitjes. Ka akoma një pjesë që kërkon investime. Programi i ri për strehimin, do të kemi së shpejti atë për të cilën jemi zotuar këtë mandat, që do të kemi një qasje të re ndaj strehimit social, por edhe atij të përballueshëm.

Do të mbështesim fuqimisht çiftet e reja. Dua që biem dakord në një pikë, që nuk mund të lejojmë që çështja e anëtarësimit në BE të banalizohet dhe njerëzit të mos e ndjejnë si një çështje që nuk lidhet me jetën e tyre të përditshme.

Bërja e prekshme e këtij procesi është detyrë e të gjithëve. Është ekonomia e kujtdo që me këtë proces do të rritet dhe ekonomia e atyre që sot janë të reja dhe të rinj.

Falë anëtarësimit në BE, Shqipëria e pas 10 viteve nga anëtarësimi do të jetë Europa e të rinjve dhe të rejave. Por nuk mund ta vëmë në rrezik këtë proces. Duhet shpjeguar që Europa është standardi.”

Ai nënvizoi se “Rilindja 2.0” synon ngritjen e standardit të jetesës dhe komunitetit, e jo thjesht ndërtimin e infrastrukturës.

“Rilindja 2.0 nuk është vetëm të ndërtojmë infrastrukturë, por cilësi jete dhe bashkëjetese, jo vetëm të ndërtojmë qytetin, por edhe komunitetin.”

Në mbyllje të fjalës së tij, kryeministri sulmoi ashpër ata që ofrojnë “receta magjike” në publik, duke i quajtur “fallxhorë” dhe kërkoi një ritëm më të shpejtë pune për të mos rrezikuar arritjet e deritanishme.

“Ajo që kemi detyrë kombëtare ne është që narrativa e zgjidhjeve magjike të mos fitojë terren, sepse do të shkojmë kokëposhtë me gjithçka kemi arritur. Ne duhet të vrapojmë shpejt, shumë më shpejt. Këta që ofrojnë receta në publik janë ‘fallxhorë’. Ne nuk duhet ta lejojmë këtë. Shkaku jemi ne.”



Skip to toolbar