Republika Demokratike e Kongos po përballet me një përshkallëzim të epidemisë së Ebolës. Sipas autoriteteve shëndetësore, që nga fillimi i shpërthimit janë regjistruar mbi 2 mijë raste të konfirmuara dhe 754 viktima.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se përmasat reale të epidemisë mund të jenë dy deri në katër herë më të mëdha se vlerësimet zyrtare, ndërsa numri i rasteve është rritur me ritme të shpejta gjatë javëve të fundit.
Shpërthimi është shkaktuar nga nje variant i virusit Ebola, për të cilin ende nuk ka një vaksinë apo trajtim të miratuar. Megjithatë, ka nisur prova e parë klinike për të vlerësuar efektivitetin e një medikamenti antiviral.
Autoritetet shëndetësore kërkojnë forcimin e reagimit në terren për të kufizuar përhapjen e virusit. Shpërthimi aktual u shpall më 15 maj në provincën Ituri, e cila mbetet epiqendra e krizës, ndërsa raste janë raportuar edhe në katër provinca të tjera të Kongos, si dhe në Ugandën fqinje. Mbi 90 % infektimeve vazhdojnë të jenë të përqendruara në Ituri, duke shtuar shqetësimet për përhapjen e mëtejshme të epidemisë.
