Shqipëria do të nisë fillimisht 4 oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar në Gaza. Vendimi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili tha se Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin zyrtar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionin ndërkombëtar në Gaza. Pas mbërritjes së 4 oficerëve në Gaza do të bëhet edhe vlerësimi për numrin e ushtarakëve që mund të angazhohen më tej në mision.
“Akti për miratimin e misionit tonë në Gaza. Shqipëria do ketë përfaqësi në gaza. Do nisë me 3 oficerë shtabi, që ky do jetë angazhimi i republikës së shqip. Me vajtjen e këtyre katër oficerëve, do vlerësohet se kush do jetë niveli i trupave që do të dërgohet në gaza”, tha Nufi.
U miratua gjithashtu edhe vendimi për pagesë shtesë për ushtarët që janë angazhuar në shuarjen e zjarreve deri më tani.
“Situata është menaxhuar në mënyrë shumë të mirë. Kemi mbi 27 vatra zjarri që janë shuar, duke nisur nga fieri, Dirza, Kurbini, lezha etj me radhë. Janë mbi 1830 forca që janë angazhuar në shuarjen e zjarreve. Kapacitetet kanë qenë operacionale”, tha Nufi.
